J’von McCorrmick, MVP i javës në Superligën e Kosovës

16:00 | 16 Mars 2026
D.H

ProCredit Superliga është bërë më interesante se kurrë, me çdo ndeshje, që është shumë e rëndësishme për çdo pozitë.

MVP i javës shpallet J’von McCorrmick i Rahoveci 029, me ‘Vreshtarët’ që shënuan fitore shumë të rëndësishme ndaj Sigal Prishtinës. J’von McCorrmick e mbylli ndeshjen me 31 pikë, shtatë kërcime e katër asistime, me indeks të ndeshjes 27 apo më të lartin e kësaj xhiro.

Scott Bamforth ishte sërish më i miri te Golden Eagle Ylli, ku ndaj Vëllaznimit kishte 28 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.

Bora fitoi ndaj GO+ Pejës në udhëtim, ku Shaquan Jules sërish zhvilloi ndeshje shumë të mirë me 18 pikë, 10 kërcime dhe një asistim.

Trepça fitoi derbin e kësaj xhiro, madje bindshëm ndaj Bashkimit 71:89, ku u dalluan Ja’cori Payne me 17 pikë, pesë kërcime e tri asistime dhe Mustapha Amzil me 23 pikë, tri kërcime dhe dy asistime.

MVP

J’von McCorrmick (Rahoveci 029) 31 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, 27 indeksi

Top 5

J’von McCorrmick (Rahoveci 029) 31 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, 27 indeksi

Scott Bamforth (Golden Eagle Ylli) 28 pikë, 2 kërcime, 2 asistime, 24 indeksi

Shaquan Jules (Bora) 18 pikë, 10 kërcime, 1 asistim, 23 indeksi

Ja’cori Payne (Trepça) 17 pikë, 5 kërcime, 3 asistime, 22 indeksi

Mustapha Amzil (Trepça) 23 pikë, 3 kërcime, 2 asistime, 21 indeksi

 

Shpërndaje në rrjete sociale