Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar aktoren me origjinë kosovare Luana Bajrami-Rahmani dhe ekipin e filmit për çmimin Oscar të fituar në ceremoninë e Academy Awards.
Përmes një postimi në X, presidentja theksoi se kjo arritje është një moment krenarie për Kosovën dhe për të rinjtë e vendit.
“Urime Luana Bajrami-Rahmanit dhe të gjithë ekipit që rrodhi pas filmit të shkurtër fitues të çmimit Oscar ‘Two People Exchanging Saliva’, fitues i Çmimit të Akademisë për Filmin më të Mirë të Shkurtër me Aksion. Jemi krenarë për këtë arritje të madhe nga Luana, një aktore e patrembur e lindur në Kosovë, e cila përfaqëson më të mirën e të rinjve tanë, talentin, vendosmërinë dhe besimin për të ndjekur edhe ëndrrat më të guximshme”, ka shkruar Osmani.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë