Pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania për shkak të komentit të bërë ndaj Juelës, Greta ishte e ftuar sot në emisionin “Fan Club”, ku reagoi për situatën që çoi në largimin e saj nga shtëpia.
Ish-banorja u shpreh se i vjen keq për fjalët e përdorura dhe kërkoi falje publike, duke theksuar se edhe familja e saj është ndjerë e lënduar nga komentet që janë bërë ndaj saj gjatë lojës.
“Familja ime edhe e Selin janë shumë të lumtur dhe krenarë për mua. Kanë qenë suportues, por edhe ata janë ndjerë të ofenduar. Unë i marr përsipër të gjitha fjalët që kam thënë dhe i kërkoj falje familjes së Juelës, por edhe mua më janë thënë të njëjtat gjëra, por me kamuflime. Familja ime ka qenë e mërzitur për fjalët që më janë thënë”, tha Greta.
Gjatë intervistës, ajo foli edhe për raportin mes Selin dhe Mirit brenda shtëpisë, duke dhënë mendimin e saj për dinamikën mes tyre.
“Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për lojë dhe shumë mirë e ka bërë, edhe i kanë ardhur rrethanat që është futur në një vorbull nga e cila s’ka dalë dot. Miri ka një tendencë që t’u afrohet femrave të shtëpisë, ka një tërheqje dhe ka disa persona që nuk janë të plotësuar në jetë. Të gjitha gjestet edhe veprimet aty sillen”, tha Greta.
Në fund, Greta theksoi se e pranon përgjegjësinë për situatën që çoi në përjashtimin e saj dhe se e konsideron këtë një mësim nga eksperienca në Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...