Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i kënaqur me vendimin e Qeveria e Kosovës për të ofruar lehtësira të përkohshme për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të shtetit të Kosovës, në kuadër të zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet.
Vuçiq tha se ka zhvilluar biseda me përfaqësues të serbëve në Kosovo për këtë çështje dhe paralajmëroi takime të tjera në ditët në vijim. Sipas tij, megjithëse nuk ka zgjidhje të lehta, vendimi përbën një lehtësim për komunitetin serb.
“Nuk ka zgjidhje të mira dhe të lehta, por ky është lehtësim për ta. Është arritur një model dhe i di detajet teknike. Brenda shtatë deri në dhjetë ditë do të shkoj për të folur me njerëzit tanë në Rashkë, ka deklaruar ai për mediat, raportoi Danas.
Presidenti serb gjithashtu ka falënderuar përfaqësuesit evropianë për përfshirjen e tyre në këtë proces.
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...
Sot varroset malishevasi që dyshohet se bëri dje vetvrasje