Ambasadori i Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka deklaruar se nga dita e nesërme do të nisë zbatimi i Ligjit për të Huajt në Kosovë, i shoqëruar me disa masa shtesë që lidhen kryesisht me regjistrimin e banorëve serbë dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe Sorensen, Orav tha para mediave se gjatë javëve të fundit janë zhvilluar bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës për mënyrën e zbatimit të këtij ligji.
“Jemi përqendruar në zbatimin e ligjit për të huajt, që do të fillojë nga nesër. Kemi pasur bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit dhe sot është arritur pajtimi për zbatimin e Ligjit mbi të Huajt me disa masa përmbajtësore shtesë, sidomos kur bëhet fjalë për regjistrimin e banorëve serbë të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshme”, tha ai.
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia