Këngëtari i njohur, Gjesti është arrestuar mbrëmë dhe për këtë situatë të tij ka reaguar ish-finalistja e BBVK-së, Xheneta Fetahu.
Përmes një postimi, ajo theksoi se të gjithë e dinë çfarë periudhe të vështirë ka kaluar ai, duke shtuar se grumbullimi i presionit dhe padrejtësive për një kohë të gjatë sjell reagime të tilla të papritura.
Ajo e bëri të qartë se nuk po e justifikon atë që ndodhi dje, por citoi drejtpërdrejt: “Kur presioni rritet edhe kufizimet shtohen, situatat shpërthejnë”.
Në fund, Xheneta bëri thirrje për uljen e gjakrave, duke thënë se zgjidhja më e mençur në këtë moment delikat është qetësimi i situatës para se gjërat të bëhen edhe më keq.

Zyret e reja të Ministrisë së Bujqësisë në veri, Kurti: Po e...
Gerrard: Guehi dhe Semenyo duhej të ishin te Liverpooli
Hamza: Rexhep Qosja ishte institucion i mendimit kritik dhe ...
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta 1.66 euro, benzina ...
Policia e Kosovës njofton për masa të veçanta të trafikut gj...
Del detaji i papritur, zbulohet pagesa e Ilir Shaqirit për p...