Në Republikën e Kosovës më 27 dhe 28 prill 2026 pritet të qëndrojë për vizitë zyrtare një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-së.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të ndërmarrë masa të veçanta për të siguruar rendin dhe qetësinë publike, si dhe për të menaxhuar qarkullimin rrugor gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vend, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, për të mundësuar qarkullim të lirë dhe të sigurt të eskortës sipas itinerarit zyrtar, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë delegacioni. Këto ndërprerje do të jenë të shkurtra dhe të koordinuara në intervale të caktuara kohore.
Policia e Kosovës ka theksuar gjithashtu se, në disa raste, mund të bëhet riorientim i trafikut në rrugë alternative për të shmangur pengesat dhe për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.
Në fund të njoftimit, Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik gjatë ditëve të vizitës zyrtare./Arbresh.info
Dalin pamjet nga gjyqi, Ilir Meta brenda në kafazin e xhamit
Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacion për kanc...
Tre persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në ...
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...