Një aksion policor në Suharekë ka çuar në kapjen e drogës, armëve dhe mjeteve të dyshuara si të rrezikshme, njofton Policia e Kosovës.
Kontrolli është realizuar nga njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë të Policisë së Kosovës, pas pranimit të një urdhri me shkrim nga Gjykata Themelore në Prizren, në shtëpinë ku banonte i dyshuari L.Sh.
Gjatë aksionit, policia ka gjetur dhe sekuestruar: Rreth 178.72 gram marihuanë dhe 0.91 gram kokainë; një armë zjarri automatike (dyshohet me gaz) e markës BLOW/SWAT pa numër serik me një karikator dhe 16 fishekë të kalibrit 9 mm; një rrotull fletë alumini dhe një telefon mobil; katër shishe të përgatitura në mënyrë artizanale, të dyshuara se përmbanin lëndë djegëse me mekanizëm ndezës dhe para të gatshme në vlerë prej 350 euro dhe 60 franga zvicerane, si dhe një çelës i derës së banesës
Lidhur me mjetet e rrezikshme, në vendngjarje është thirrur njësia EOD, e cila i ka tërhequr për trajtim dhe asgjësim të sigurt.
Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ai është dërguar në qendrën e ndalimit.
“Rasti është iniciuar për veprat penale nga nenet 267 dhe 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia në Prizren,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia e Kosovës thekson se ky aksion është pjesë e angazhimit të saj të vazhdueshëm për parandalimin e krimit, kontrollin e substancave narkotike dhe sigurimin e mjediseve të rrezikshme për qytetarët.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump