Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shkruar për takimin që pati me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ka folur më Gërvallën për rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike në mënyrë që Kosova të mund të përparojë dhe të ofrojë rezultate për qytetarët.
Postimi i plotë:
Sot pasdite e urova Ministren e Drejtësisë Donika Gërvalla-Schwarz për rolin e saj të ri dhe diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike në mënyrë që Kosova të mund të ecë përpara dhe të japë rezultate për qytetarët.
Gjithashtu folëm për vazhdimin e bashkëpunimit në luftimin e dhunës me bazë gjinore dhe për mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin – që mbetet një prioritet për Mbretërinë e Bashkuar – si dhe për punën e Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të sektorit të drejtësisë./Arbresh.info
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin