Irani ka nisur një valë të re sulmesh kundër objektivave izraelite dhe amerikane në Lindjen e Mesme, duke goditur ambasadat, duke vrarë ushtarë amerikanë dhe duke dëmtuar bazat ushtarake dhe infrastrukturën e mbrojtjes ajrore.
Sipas New York Times, janë të paktën 17 vende dhe instalime të tjera të dëmtuara në SHBA, disa prej të cilave janë goditur më shumë se një herë që nga fillimi i luftës.
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike në X bëri me dije se Irani ka sulmuar me raketa bazat amerikane të Al Udeid në Katar, Kampit Arifjan në Kuvajt dhe Harir në Irak.
Mediat shtetërore iraniane e cilësuan atë si se breshëria “më intensive dhe më e rënda” që nga fillimi i konfliktit.
Po ashtu edhe sipas zyrtarëve amerikanë, intensiteti i sulmeve hakmarrëse ka sinjalizuar se Irani ishte më i përgatitur për luftën sesa kishin parashikuar shumë në administratën Trump.
Sipas mediave iraniane, “sulmi masiv” shënjestroi gjithashtu Flotën e Pestë Detare të SHBA-së në rajon, duke pretenduar se infrastruktura operacionale e ushtrisë amerikane u shkatërrua.
Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë komentuar mbi sulmet.
“Thuaji gjërat në fytyrë, jo në dhomën e rrëfimit̶...
Rama ndan pamjet: Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, gati...
Katër të plagosur pas rënies së dy dronëve pranë Aeroportit ...
Joseph: Kriza e re do t’i përkeqësojë edhe më tej marrëdhëni...
Rama: Katër zyrtarë certifikohen si specialistë të sigurisë ...
Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të KEK-ut, Nagip Kras...