Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy persona

18:08 | 10 Mars 2026
E.G

Është raportuar për një përleshje fizike ndërmjet disa personave, në stacionin e autobusëve në qytetin e Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, që deklaroi se 2 persona janë lënduar, si pasojë e rrahjes.

“Rreth orës 13:56, policia është njoftuar për një përleshje në stacionin e autobusëve, në Pejë. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit duke dalur në vendin e ngjarjes. Nga raporti fillestar, mund të konfirmoj se 7 persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Katër prej tyre janë shoqëruar në stacion policor, teksa dy prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, deklaroi Gashi.

Në një prononcim, ai pohoi se 3 persona janë arratisur nga vendi i ngjarjes.

Hetuesit policorë kanë sekuestruar një thikë, që për fat të mirë nuk është përdorë në konflikt fizik.

Gashi pohon se njësitet relevante po merren me hetimet e nevojshme.