Meriton Korenica po vazhdon formën e shkëlqyer para ndeshjes së marsit të Kosovës me Sllovakinë. Ai është shndërruar në një prej lojtarëve kryesor të skuadrës së tij, CFR Cluj.
Edhe sot Korenica ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij ndaj Dinamo Bucurestit, shkruan Arbresh.info.
Anësori dardan asistoi tek goli i dytë i realizuar nga Alibek Aliev. Cluji fitoi takimin 2-0.
Ky ishte asistimi i tij i tretë këtë edicion krahas tetë golave të shënuar në Superligën e Rumanisë.
Ai sipas SofaScore u vlerësua me notën 7.7. Vetëm Muhar kishte notën më të madhe se Korenica në këtë takim, 8.4.
Me këtë fitore Cluji ngritët në pozitën e katërt me 53 pikë të grumbulluara pas 30 ndeshjeve të luajtura./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar