Gjyqtari serb, Radomir Laban, ka kërkuar përjashtimin e tij nga vendimmarrja lidhur me Dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, për të cilin Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme deri më 31 mars.
Mirëpo, kërkesa e tij është refuzuar njëzëri nga Gjykata.
“Më 9 mars 2026, gjyqtari Radomir Laban kërkoi përjashtimin e tij nga vendimmarrja lidhur me kërkesën KO72/26. Të njëjtën ditë, Gjykata, njëzëri, refuzoi kërkesën për përjashtim të gjyqtarit Radomir Laban”, thuhet në njoftimin e Gjykatës për vendosjen e masës së përkohshme.

Në gusht të vitit të kaluar, Presidentja Vjosa Osmani kishte tërhequr kërkesën që e kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me konstituimin e Kuvendit, pas caktimit të Radomir Laban si gjyqtar raportues në këtë lëndë.
Ajo kishte thënë se Laban ka një veprimtari të rrezikshme në vitet 2018, 2021 dhe 2024 dhe se këto informacione zyrtare janë dorëzuar nga institucionet e sigurisë.
Osmani kishte thënë se nuk mund të tregojë aktualisht detaje për rrezikun që përbën për sigurinë kombëtare të Kosovës gjyqtari Llaban, duke shtuar se ky është vlerësim i klasifikuar i institucioneve të sigurisë.
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun