Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se “Të Drejta. Drejtësi. Veprim.” është tema e këtij viti për Ditën e Gruas, duke theksuar se në mbarë botën gratë dhe vajzat po kërkojnë të drejtat e tyre, drejtësi e solidaritet dhe mundësi të barabarta.
Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Gruas kujton se barazia kërkon veprim.
Sipas tij, në Kosovë po fuqizohen gratë përmes punësimit, mbështetjes ekonomike, rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe luftës kundër dhunës me bazë gjinore.
“Mbi 12 mijë gra janë mbështetur në punësim, është rritur pronësia e grave dhe janë krijuar mekanizma më të fortë mbrojtjeje, të cilat i cilësoi si hapa konkretë drejt barazisë në vend, në mënyrë që të drejtat e grave të mos mbeten vetëm në ligje dhe deklarata, por të garantohen me drejtësi reale në jetën e përditshme kolektive dhe në përvojën individuale të secilës”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka shtuar se barazia nuk është vetëm premtim, por veprim, duke theksuar se ky angazhim do të vazhdojë edhe më tej.
Në fund, ai ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke thënë se barazia është punë dhe përgjegjësi e përbashkët.
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...