Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve për liri

22:23 | 7 Mars 2026
Q L

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Natën e Zjarreve në Prekaz, në kuadër të manifestimeve për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në vendin simbol të sakrificës dhe qëndresës së familjes së Adem Jasharit, u përmbyllën manifestimet që përkujtojnë Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aty ku historia mori drejtimin e saj dhe ku u ndez flaka e rezistencës për liri.

Nga Prekazi u përhap fryma e qëndresës që bashkoi një popull të tërë në betimin për liri, duke dëshmuar se dashuria për atdheun është më e fortë se çdo sfidë dhe se sakrifica për liri mbetet themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë.

“Nata e Zjarreve nuk është vetëm një simbol kujtese, por një thirrje për unitet, për përkushtim dhe për ta mbajtur gjallë amanetin e atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë”, theksoi ministri Maqedonci.

Shpërndaje në rrjete sociale