Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” një “ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”.
Pesekian tha se vendi nuk do dorëzohet deri në fund duke u bërë thirrje iranianëve të lënë mënjanë përçarjet e brendshme dhe të bashkohen në mbrojtje të vendit.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Teherani nuk ka ndërmend të sulmojë vendet fqinje dhe se sulmet do të kryhen vetëm nëse ndaj Iranit nis një sulm nga territori i tyre.
Sipas mediave iraniane, vendimi përkatës u miratua nga këshilli i udhëheqjes kalimtare të vendit.
Presidenti iranian gjithashtu kërkoi falje nga shtetet fqinje për çdo dëm që mund të jetë shkaktuar nga sulmet e ditëve të fundit dhe u bëri thirrje vendeve të rajonit të mos bëhen “mjete” të Izraelit apo Shteteve të Bashkuara, por të kërkojnë zgjidhje përmes diplomacisë.
Më herët, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti se vetëm dorëzimi i Iranit do t’i jepte fund sulmit që filloi një javë më parë.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...