Arabia Saudite ka interceptuar gjashtë dronë që po shkonin drejt një fushe nafte dhe një raketë balistike që ishte nisur drejt një baze ajrore, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së vendit në platformën X.
Dronët u interceptuan në “Empty Quarter”, një shkretëtirë e madhe në jug të vendit. Ajo është shtëpi e rezervave të pasura të naftës, përfshirë fushën e naftës Shaybah, e cila sipas Ministrisë së Mbrojtjes ishte objektivi i sulmit, raporton BBC.
Sipas kompanisë saudite të naftës Aramco, ky vend prodhon rreth një milion fuçi naftë në ditë.
Ndërkohë, raketa balistike ishte nisur drejt bazës ajrore Prince Sultan. Në muajin shkurt, kjo bazë u përdor nga një avion i Forcave Ajrore të SHBA-së si pjesë e përforcimit të pranisë amerikane në Lindjen e Mesme.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...