Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 17°C

07:07 | 6 Mars 2026
E.K

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës, kryesisht në pjesë të Rrafshit të Kosovës, ndërsa në orët e mëngjesit lokalisht vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 7-28 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 17°C. /MeteoKosova/

Shpërndaje në rrjete sociale