Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është deklaruar pas thirrjes së seancës lidhur me amendamentet për Presidentin.
Ai është shprehur se shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk i kanë amendamentet.
“Pjesa dërmuese e deputetëve as aq i kanë amendamentet, as që i kanë marrë materialet”.
“Për tema kaq të rëndësishme, kur është në pyetje ndryshimi i Kushtetutës, edhe pse PDK-ja vazhdimisht ka qenë e hapur që të diskutojmë që presidenti ka mundësi të zgjedhet me votë të drejtpërdrejt, mirëpo jo 2-3 orët e fundit, kur i skadon mandati Presidentes aktuale dhe Kosova do të ketë President, jo për një dokument kaq të rëndësishëm, jo për amendamente të cilat janë të trajtuara nga Gjykata Kushtetuese para 15 vjetëve, jo në këtë kohë kur shumica e deputetëve nuk e kanë as materialin”, u shpreh Hamza.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...