Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të zbarkojë në Gazë brenda pak muajve, si pjesë e forcës stabilizuese që do të vendoset atje. Ky është misioni i parë i saj jashtë vendit në kuadër të një operacioni të autorizuar nga OKB-ja, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë me gazetarin Blerim Haxhiaj, që transmetohet sonte nga ora 22:00, ka dhënë më shumë hollësi rreth angazhimit të Kosovës në kuadër të Bordit të Paqes të themeluar nga presidenti amerikan Donald Trump.
“Kjo forcë stabilizuese për Gaza po ndërtohet dhe zhvillohet duke iu referuar një rezolute të OKB-së. Pra kjo rezolutë e ka mandatar SHBA-në që të krijojë një forcë stabilizuese dhe ne jemi ndër vendet themeluese të kësaj force, e cila tashmë është duke marrë formë”, ka thënë Maqedonci në RTK.
Ai ka bërë të ditur se në fillim të kësaj jave e ka dërguar në qeverinë e Kosovës edhe rekomandimin që të bëhet vendimi politik për zbarkimin e FSK-së.
“Vendimi politik pastaj duhet të kalojë në fazat e tjera të autorizimit të FSK-së nga Kuvendi i Kosovës, për t’u aprovuar përfundimisht nga presidenti apo presidentja e Kosovës autorizimi për zbarkim të FSK-së jashtë vendit. Ne jemi tashmë në fazën përfundimtare të koordinimeve, të identifikimit të kapaciteteve me të cilat do të marrim pjesë në Gaza”, ka shtuar ministri.
Ai ka thënë se kjo është një arritje e madhe për Kosovën, pasi për herë të parë vendi ynë po merr pjesë në një mision që është autorizuar nga OKB, edhe pse nuk është vend anëtar i saj.
“Mendoj se kjo është arritja kryesore strategjike për vendin tonë në aspektin e pjesëmarrjes në këtë forcë, për të cilën nuk është folur shumë fatkeqësisht. Përveç kësaj normalisht kontributi për paqen, sigurinë, aspekti humanitar, është gjithmonë element për të cilin ne jemi të fokusuar dhe për të cilin po angazhohemi”, ka nënvizuar Maqedonci.
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin