Sulmues i West Ham Unitedit, Adama Traore është ndaluar nga trajneri Nuno Espirito Santo të bëjë stërvitje me pesha.
52-vjeçari, i cili iu bashkua klubit londinez në shtator të vitit të kaluar, tha se Traoré “mban mjaft peshë”.
Ndalimi vjen pas një videoje të postuar nga bashkëlojtar i Traoré, Crysencio Summerville, në të cilën pyet spanjollin: “Pse gënjen? Thua që nuk bën pesha në palestër.”
Në video, Traoré shihet duke bërë “bench press” me 145 kg.
🎥 Adama Traoré in the Gym. West Ham’s speedster Adama Traoré has been spotted adding weights to his training routine! 🏋️♂️
Interesting twist, considering he previously claimed weights weren’t part of his regimen. pic.twitter.com/UpTRJPUWk5
— Sportblits (@sportblitsX) February 26, 2026
“Është e pabesueshme, është gjenetikë. Por gjenetika e tij ka qenë kështu për një kohë dhe ai duhet të shmangë palestrën,” tha Nuno në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Premierligës kundër Fulhamit, një nga klubet e kaluara të Traoré.
“I kam thënë të qëndrojë larg palestrës. Ai do të bëjë vetëm punë parandaluese, por nuk do të ngrejë pesha”, tha trajneri portugez.
Traoré iu bashkua klubit të Londrës Lindore në janar, pas bashkëpunimit të mëparshëm me Nunon te Wolverhampton Wanderers.
Ai ende nuk ka startuar një ndeshje në Premierligë për klubin e ri.
“Ai na sjell energji të re dhe përpiqemi çdo ditë ta përmirësojmë,” shtoi Nuno.
“Ka pasur momente në lojë, por përpara tij ka dy lojtarë në formën më të mirë. Ai është mjaft i durueshëm për të pritur mundësinë e tij”, vazhdoi ai.
West Ham udhëton në “Craven Cottage”, në zonën e rënies, dy pikë pas Nottingham Forest dhe katër pikë pas Tottenham Hotspur, të dy klubet që Nuno i ka drejtuar më parë.
“Ne përqendrohemi te vetja,” tha trajneri portugez.
“Nuk arritëm rezultat në ndeshjen tonë dhe kjo është ajo që duhet të fokusohemi. Është shumë e rëndësishme për ne”, e mbylli ai.
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...