Së fundmi, mediumi britanik Daily Mirror raportoi se avioni privat i Cristiano Ronaldo ishte larguar nga Riadi dhe kishte ateruar në Madrid, duke lënë të kuptohej se superylli portugez kishte braktisur Arabinë Saudite për shkak të situatës së tensionuar në rajon.
Megjithatë, sipas të përditshmes spanjolle AS, Ronaldo vazhdon të qëndrojë në Arabinë Saudite, të paktën për momentin, në pritje të zhvillimeve të mëtejme. Kujtojmë se ai aktualisht është edhe i lënduar, çka e komplikon edhe më shumë situatën e tij sportive.
Arabia Saudite po përballet me një klimë pasigurie për shkak të konfliktit të armatosur që po zhvillohet pranë territorit të saj. Aleancat me shtete të përfshira në konflikt kanë ndikuar në shumë fusha të jetës, përfshirë edhe sportin.
Vazhdimësia e Saudi Pro League është vënë në pikëpyetje, me Al Nassr që po lufton për kreun e tabelës me Al Hilal SFC. Ronaldo është në garë për të arritur shifrën historike prej 1000 golash në karrierë, por zhvillimet e fundit mund ta shtyjnë këtë objektiv.
Po ashtu, garat kontinentale janë prekur nga situata. Edhe edicioni i dytë i Ligës së Kampionëve të Azisë është pezulluar për grupet e prekura nga konflikti, ku Ronaldo – megjithëse ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon.
Me gjasë, arritja e 1000 golave nuk do të ndodhë gjatë këtij viti kalendarik. Viti 2027 mund të jetë momenti kur portugezi ta realizojë këtë objektiv historik. Edhe trofeu i parë me Al Nassr-in gjatë periudhës së tij në klub dukej i mundshëm në vitin 2026, por situata aktuale ka hedhur hije dyshimi mbi zhvillimin normal të kampionatit.
Pas disa muajve është edhe Botërori, që mund të jetë i fundit për Ronaldon. Me Portugalinë që konsiderohet një nga kombëtaret me përbërjen më cilësore, forma fizike dhe ritmi i garës në muajt para turneut do të jenë vendimtarë./Arbresh.info
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...
Hamza: Marsi i vitit 1998 nuk është vetëm një betejë, por më...
Tahiri: Asnjë deputet nuk është i informuar se çfarë po ndod...
Shqipe Selimi: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë nëpë...