Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka nënshkruar rregulloren për procedurën e shqyrtimit administrativ të akteve të komunave, duke e quajtur këtë si hap të rëndësishëm drejt forcimit të ligjshmërisë, transparencës dhe funksionimit të qëndrueshëm të vetëqeverisjes lokale.
Ai thotë se kjo rregullore e sapo miratuar përcakton qartë procedurat dhe përgjegjësitë institucionale në procesin e shqyrtimit administrativ të akteve komunale, duke garantuar standarde të unifikuara dhe respektim të plotë të kornizës ligjore në fuqi.
Krasniqi ka thënë se MAPL do të ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin efektiv të kësaj rregulloreje, në funksion të një qeverisjeje lokale më efikase dhe më të përgjegjshme.
Pacolli thirrje deputetëve të jenë të përgjegjshëm në zgjedh...
Kërkohet paraburgim për “Mossin” dhe dy të arrestuarit tjerë...
Dimal Basha: Po shqyrtojmë gjendjen e infrastrukturës rrugor...
Si raportoi gazeta “Washington Post” për sulmin në Prekaz 28...
Gjyqi i dytë ndaj Thaçit: Prokuroria duhet të mbyll rastin e...
Adixhiku: Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa i...