Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se subjekti i tij politik ka shumë figura që do t’i rekomandonte për postin e presidentit të vendit.
“Ka shumë emra që do t’i kisha rekomandu për president nga LDK-ja. Ka meritor prej të parit e deri te anëtari i fundit, e meriton,” ka thënë Zemaj.
I pyetur nëse do ta votonte Vjosa Osmani për presidente, Zemaj ka dhënë një përgjigje të rezervuar.
“Njëherë për njerëzit e LDK-së, e atëherë ta shohim,” është shprehur ai.
Deklarata e Zemajt vjen në kohën kur në skenën politike po diskutohen emra të mundshëm për postin e presidentit, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi përfundimtar i LDK-së në lidhje me këtë çështje.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media