Ministria e Punëve të Brendshme shpalli sot thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës.
Afati i aplikimit do të jetë deri më 11 mars. Kandidatët duhet të mbajnë një nga gradat e rolit të mesëm drejtues, të kenë shtetësi shqiptare dhe të mos jenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Gjithashtu, ata nuk duhet të kenë marrë masa disiplinore të rënda sipas përcaktimeve të ligjit “Për Policinë e Shtetit” gjatë pesë viteve të fundit.
Në kriteret e përgjithshme, aplikantët gjithashtu duhet të jenë në kushte të përshtatshme shëndetësore për të ushtruar detyrën dhe të mos kenë konflikt interesi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Drejtori i përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi u shkarkuan më 1 mars. Në vend të Prodës është komanduar Sokol Bizhga.
Ilir Proda e mori drejtimin e Policisë së Shtetit më 3 tetor 2024./ATSH
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media