Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thirrur këtë të martë (3 mars) mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, ndërsa ende nuk ka një agjendë të qartë mbi çështjet që do të diskutohen.
Gazetarja Denada Shkodrani, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, bëri me dije se sipas burimeve brenda selisë rozë, në mbledhjen e sotme pritet të përcaktohet data e zhvillimit të Asamblesë së PS-së. Asambleja e fundit u mblodh më 11 shtator 2025.
Kjo mbledhje vjen një ditë pasi Kryeministri Rama zhvilloi një takim me Presidentin Bajram Begaj, ku I përcolli propozimet lidhur me ndryshimet e fundit të kabinetit qeveritar. Ndryshimet e propozuara pritet të dekretohen nga Presidenti Begaj dhe më pas t’i kalojnë për shqyrtim seancës plenare.
“Nuk ka një agjendë të qartë se çfarë do diskutohet në mbledhjen e kryesisë të thirrur nga kryeministri një ditë më parë.
Në kryesinë e sotme, burimet thonë se do të ketë një datë për asamblenë e PS-së. Asambleja e shkruar ishte 11 shtatori i 2025-ës.
Për anëtarët e saj, kjo vjen pasi një ditë më parë Rama takoi kreun e shtetit Begaj për ti përcjellë propozimet për ndryshimet e fundit që ai bëri.
Janë ndryshime që në pjesën më të madhe të tyre nuk priteshin. Më herët Rama i qëndroi fort idesë së tij se para se të vinin këto ndryshime, ai do të njihej me raportin e dalë nga këshilli i mandateve.
Këto ndryshime pritet të dekretohen nga presidenti Begaj e më ti përcillen seancës plenare”, deklaroi Shkodrani.
/rtsh.al/
Shqipëria paralajmëron qytetarët t’i shmangin udhëtimet drej...
Zemaj: LDK ka shumë emra meritorë për president, për Vjosa O...
Izraeli sulmon televizionin shtetëror në Teheran
Çuni i LDK-së: Se a e meriton Vjosa Osmani edhe një mandat d...
Haxhiu falënderon Finlandën për mbështetjen në shtetndërtim
Grupi Parlamentar i LDK-së mblidhet në seli