Juventus ka bërë të ditur se mesfushori amerikan, Weston McKennie, ka rinovuar kontratën me klubin bardhezi, duke u lidhur deri më 30 qershor 2030.
Lajmi konfirmohet nga klubi pas publikimi zyrtar. McKennie, 27 vjeç, i ardhur në Torino nga Schalke 04 në gusht 2020, ka arritur të bëhet një nga lojtarët kyç të skuadrës dhe një nga elementët më të përdorur nga trajneri Luciano Spalletti.
Ai ka kaluar në muajin dhjetor pragun e 200 ndeshjeve me Juventusin dhe aktualisht numëron 220 paraqitje, me 26 gola dhe 26 asistime.
Rinovimi sjell një rritje të ndjeshme të pagës për McKennie, nga 2.8 milion euro neto në sezon në 4 milion euro neto në sezon, përveç komisioneve për përfaqësuesit e tij.
McKennie ka dhënë kontribut si në Serie A ashtu edhe në Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve, me 8 gola dhe 7 asistime gjatë sezonit aktual.
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë