Nuk ka fitues në derbin mes Prishtinës dhe Dritës

21:57 | 1 Mars 2026
D.H

Prishtina dhe Drita kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në derbin e javës së 22-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja nisi me ritëm të ngadaltë, ku kryesisht luhej në mesfushë, shkruan Arbresh.info.

Drita pati gjysmërastet e veta por pa arritur të shënoj.

Ndëkohë në fundin e pjesës së parë pas një gafe të mesfushë, Mario Ilieveski e pa daljen e portierit Faton Maloku nga porta, dhe me një goditje afro 40 metra larg, topi përfundoi në rrjetë për epërsinë e kryeqytetasve.

Ilievski shënoi njërin nga golat më të bukur këtë edicion për 1-0.

Në pjesën e dytë, Drita e nis me sulme dhe në minutën e 54-të arriti ta barazojë rezultatin në 1-1 me golin e Blerim Krasniqit.

Deri në fund, situata nuk ndërroi. Ilievski ishte i pafat në momentet e fundit pasi gjuajti bukur drejt portës, por nuk përfundoi në destinacionin e duhur.

Nga ky barazim përfitoi më së shumti Ballkani, i cili mori lidershipin me 39 pikë aq sa ka edhe Drita kurse Prishtina mbetet e treta me dy pikë më pak.

Në xhiron e radhës takohen Malisheva me Prishtinën, kurse Drita luan ndaj Prishtinës së Re./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme