Parandalohet futja e 5 telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

20:02 | 1 Mars 2026
E.H

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot, rreth orës 13:30, në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë është evidentuar një tentativë për futjen e kontrabandës brenda perimetrit të institucionit.

ShKK njofton se sipas të dhënave fillestare, kontrabanda është hedhur nga jashtë dhe ka rënë në hapësirën e brendshme të qendrës.

Zona është siguruar menjëherë nga zyrtarët korrektues, të cilët kanë ndërmarrë kontroll të detajuar të hapësirës së shëtitjes. Gjatë kontrollit janë lokalizuar tri pako të dyshimta, brenda të cilave janë gjetur pesë telefona mobilë me kabllo.

“Pakot janë konfiskuar dhe dokumentuar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, ndersa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i vendosur në forcimin e masave të sigurisë dhe në parandalimin e çdo përpjekjeje për futjen e sendeve të ndaluara në institucionet korrektuese”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme