Izraeli ka mbyllur hapësirën ajrore për fluturime civile pas sulmit ndaj Iranit të shtunën në mëngjes, sipas raportimeve në mediat izraelite.
Agjencia e Lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, raporton se hapësira ajrore e Iranit është mbyllur gjithashtu.
Komanda e Brendshme e Izraelit urdhëroi publikun të kryejë vetëm aktivitete thelbësore në të gjithë vendin pas sulmeve të saj ndaj Iranit.
Kufizimet e shpallura rishtazi ndalojnë tubimet publike, shkuarjen në punë dhe shkuarjen në shkollë.
Një përjashtim bëhet për atë që Izraeli e quan “sektorë të jashtëzakonshëm”.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars News Agency njofton se ka marrë raportime sipas të cilave disa raketa kanë goditur zonën e Republikës në kryeqytetin iranian, ndërsa tash janë publikuar edhe fotot e para nga vendi i ngjarjes.
Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi incidentin.

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla
Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet ...
5 vjeçari nga Lipjani lirohet nga spitali në gjendje stabile
Kurti për presidentin: Kur të kemi rezultate do të ju njofto...
FSK-ja bën ushtrime në zonën e Bukovikut të Gjilanit, qyteta...