Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe dy veturave që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë- Pejë, përkatësisht në Bresje.
Lajmin për Arbresh.info e bëri të ditur Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha Hoxha.
Sipas tij, Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes./Arbresh.info
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...