Një 18-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, rreth orës 18:40 të mbrëmjes së sotme.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes në fshatin Kçiq i Madh, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Rasti është iniciuar dhe po hetohet si ‘Hetim mbi vdekjen’. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML),” tha zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po punojnë për të sqaruar shkakun e vdekjes së të riut./Arbresh.info
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...