Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka shprehur mirënjohje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për vazhdimin e mbështetjes buxhetore për Luginën e Preshevës me 4 milionë euro për vitin 2026.
Ajo tha se kjo rritje vjen si rezultat i kërkesës sonë institucionale, e cila është marrë parasysh dhe është reflektuar në vendimmarrje konkrete.
“Kjo është një dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm dhe përkushtimit ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Falë kësaj mbështetjeje, hapen mundësi të reja zhvillimi në arsim, kulturë, ekonomi dhe ruajtje të identitetit kombëtar.”, ka shkruar ajo./Arbresh.info
Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e “shtetit të papërfun...
Mediat Spanjolle “masakrojnë” Mbappen pas suksesit historik ...
Mjeku: Trump duhet të humbasë peshë dhe të stërvitet më shum...
Shqiptarët bashkohen në Malin e Zi/ Historike në Tuz, tre pa...
“Bisedë për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ...
Arsenali hyn në histori me një rekord negativ në finalen e L...