Fabrika Votkinsky në Udmurtia ruse, e cila prodhonte raketat Iskander dhe Oreshnik, është sulmuar nga dronë ukrainas.
“Një nga objektet e republikës u sulmua nga dronë të regjimit të Kievit”, shkroi guvernatori i Udmurtia.
“Sipas të dhënave operative, ka dëme dhe të lënduar”, shkroi ai.
Në të njëjtën kohë, operacionet u raportuan të pezulluara në disa aeroporte ruse, përfshirë atë në kryeqytetin e Udmurtia, Izhevsk. Disa kanë përhapur lajmin se një fabrikë në Udmurtia u sulmua nga raketat lundruese Flamingo.
Uzina ruse Votkinsky prodhon raketat Iskander-M, Topol-M dhe Oreshnik.
Ndërmarrja ruse e mbrojtjes strategjike është subjekt i sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, Zvicra, Australia, Japonia dhe Ukraina./atsh
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...