Koloneli i pensionuar amerikan, Ray Wojcik, ka bërë me dije se një ndryshim i papritur në pozicionin e trupave amerikane në KFOR do të ishte gabim dhe do të krijonte pasiguri.
Mes të tjerash, i pyetur në rast se SHBA-ja i redukton trupat, vendet e tjera të NATO-s a duhet ta forcojnë praninë e tyre në Kosovë, Wojcik tha se “pa asnjë dyshim, po”.
“Pa asnjë dyshim, po. Nëse Shtetet e Bashkuara e reduktojnë kontributin e tyre në KFOR, aleatët e tjerë të NATO-s duhet ta forcojnë praninë e tyre për të ruajtur besueshmërinë e parandalimit dhe efektivitetin operacional. Edhe kjo prani, me kalimin e kohës, mund të reduktohet, por vetëm nëse kushtet e sigurisë e lejojnë”, tha ai për REL-in.
Ai theksoi se një nga kushtet më të rëndësishme, që do të përbënte një ndryshim vendimtar për rajonin, do të ishte anëtarësimi i Kosovës në NATO.
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan