Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Istog, me ç’rast dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në QKMF-Istog për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 13:25, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë 2 persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në QKMF-Istog, për tretman mjekësor”, tha Driton Rugova.
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan