Një fëmijë i vogël në Itali ka ndërruar jetë disa ditë pasi iu nënshtrua një transplanti zemre. Lajmin e ka konfirmuar avokati i familjes, Francesco Petruzzi, i cili theksoi se 2-vjeçari Domenico ka vdekur pak para orës 09:30 të së shtunës.
Rasti i të miturit është trajtuar gjerësisht në media, pasi zemra që iu vendos atij u dëmtua rëndë për shkak të kontaktit me të ftohtin gjatë transportimit drejt spitalit.
Prokurorët kanë nisur një hetim lidhur me incidentin, ndërsa gjashtë mjekë janë vënë nën hetim zyrtar në një rast që ka shkaktuar zemërim në Itali.
Sipas Petruzzit, organi mbërriti i dëmtuar pasi u transportua mbi 800 kilometra nga Bolzano në Napoli në një enë të papërshtatshme, pa një termometër që do të njoftonte ekipin mjekësor për temperaturën e ulët.
Para operacionit, 2-vjeçari kishte qenë në aparatura për mbështetje të jetës në Napoli për rreth dy muaj. Të mërkurën, një panel specialistësh pediatër arriti në përfundimin se gjendja e tij nuk ishte e përshtatshme për një transplant tjetër.
Ministri italian i Shëndetësisë, Orazio Schillaci, tha këtë javë se duhet të sqarohet absolutisht se çfarë ka ndodhur.
“Ia kemi borxh fëmijës, familjes, por edhe të gjithë italianëve”, tha ai.
“Ne kemi një shërbim shëndetësor kombëtar të shkëlqyer, i cili ka qenë në gjendje të trajtojë dhe pothuajse gjithmonë të zgjidhë situata komplekse. Pra, besoj se qytetarët nuk duhet ta humbasin besimin”, shtoi ai.
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit
Mbi 1,000 ankesa të pranuara nga AIP gjatë vitit 2025