Kriza mes Budapestit dhe Kievit është thelluar pas vendimit të Hungarisë për të mos ratifikuar huanë prej 90 miliardë eurosh që Bashkimi Evropian kishte miratuar politikisht në dhjetor si mbështetje për Ukrainën.
Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó, deklaroi të premten se vendi i tij do të bllokojë marrëveshjen derisa Ukraina të riparojë tubacionin Druzhba, nga i cili Hungaria varet për furnizimin me naftë. Ai akuzoi Kievin se po “shantazhon Hungarinë duke ndaluar tranzitin e naftës në koordinim me Brukselin dhe opozitën hungareze”.
Huaja e BE-së është jetike për Ukrainën, e cila pritet të mbetet pa fonde në prill, ndërsa përballet me sulme të vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës civile. Ratifikimi kërkon miratimin unanim të 27 vendeve anëtare.
Kryeministri Viktor Orbán, i njohur për qëndrimet pro-Moskës dhe kundërshtimin ndaj anëtarësimit të Ukrainës në BE, e akuzoi gjithashtu Kievin për “shantazh politik” lidhur me mosriparimin e tubacionit.
Vendimi i Hungarisë vjen në një kohë kur Brukseli po përpiqet të finalizojë paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, e cila gjithashtu po has pengesa nga Budapesti dhe disa vende të tjera.
Komisioni Evropian ka bërë thirrje që të gjitha shtetet anëtare të respektojnë marrëveshjen e arritur në dhjetor, duke e cilësuar mbështetjen financiare si vendimtare për nevojat buxhetore dhe ushtarake të Ukrainës.
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...