Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ta rivendos Dialogun Strategjik

11:49 | 21 Shkurt 2026
E.K

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është shprehur e habitur pse e para e vendit nuk e ka përmendur fare çështjen e pezullimit të përkohshëm të dialogut strategjik me SHBA-në.

Në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka shkruar se Osmani nuk tregoi pse nuk arriti ta heqë këtë pezullim.

“Dialogu strategjik me Ameriken mbeti i pezulluar – Osmani ishte ne Amerike por nuk tregoi pse nuk arriti ta rivendos Dialogun Strategjik Kosove – Amerike”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme