Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar grevën e minatorëve të Trepçës në shënim të 37-vjetorit të kësaj ngjarjeje historike, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm të rezistencës gjithëpopullore.
Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë gjithëpopullore dhe ishte një akt guximi që shënoi një kthesë në rrugën drejt lirisë.
“Grevat e Minatorëve ishin akte të guximshme dhe momente kthese në rrugën tonë drejt lirisë. Sot, në shënim të 37-vjetorit të Grevës së Minatorëve, me nderim kujtuam veprën e më shumë se 1,300 minatorëve të asaj kohe. Kjo grevë u shndërrua në një rezistencë gjithëpopullore, duke lëkundur themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë. Mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e punëtorëve të devotshëm të kohës, ishte rikthimi i Trepçës si një forcë ekonomike e vendit. Gjatë mandatit tim si kryeministër, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të “Trepçës”, e regjistruam si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës”, ka shkruar ai.
Konjufca takohet me Prattipatin: Bashkëpunimi me ShBA-në, pë...
Moti i keq mbyll aeroportet e Vjenës dhe Munihut
Në mars do të hapet konkursi për 320 ushtarë të rinj në FSK
21 vjet burgim për Eduard Ibrahimin që vrau një të mitur
Genc Nimoni emërohet zëvendësministër i Drejtësisë
I kërkuan viktimës 100% kamatë mujore, kërkohet paraburgim p...