Shefja e Grupit Parlamentar të LDK, Jehona Lushaku, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të mbështesë Buxhetin për vitin 2026 gjatë seancës ku po shqyrtohet projektligji.
Megjithatë, Lushaku ka kërkuar që 21 amendamentet e propozuara nga LDK-ja, të cilat nuk morën përkrahje në Komisionin për Buxhet, të vendosen në votim edhe në seancën plenare.
“Amendamentet tona adresojnë probleme reale të qytetarëve, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë, investimet kapitale, rrjetin e digjitalizimit dhe energjinë. Ju bëjmë thirrje që t’i vendosni në votim,” tha Lushaku.
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...