SHBA-të nën drejtimin e presidentit Donald Trump po e inkurajojnë NATO-n të shkurtojë shumë nga aktivitetet e jashtme.
Mediumi prestigjioz ‘Politico‘ po raporton duke cituar katër diplomatë se Shtetet e Bashkuara po lobojnë që të zvogëlojnë numrin e pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë. Sipas tyre, NATO do të kufizojë të ashtuquajturat “aktivitete jashtë zonës” që janë përtej detyrave kryesore të aleancës për mbrojtje dhe parandalim.
Kjo shtytje është bërë e njohur brenda vendit si një “kthim në mjediset e fabrikës”, thanë katër diplomatët, të cilëve të gjithëve iu dha anonimiteti për të folur lirisht mbi çështjen delikate të brendshme.
Sipas katër diplomatëve, zvogëlimi i forcave të KFOR’it nga Kosova është edhe më shqetësuese për aleatët evropianë, edhe nëse diskutimet për këtë mbeten në një fazë shumë të hershme.
“Jemi mjaft të shqetësuar” për përpjekjet për të shkurtuar misionin, tha një diplomat i pestë i lartë i NATO-s, pasi “gjërat në Ballkanin Perëndimor mund të përshkallëzohen shpejt”.
Për momentin, nuk është marrë asnjë vendim për përfundimin e asnjërit prej operacioneve. Të 32 aleatët e NATO-s duhet të miratojnë fillimin dhe mbarimin e misioneve, proces ky që zakonisht përfshin fushata konkurrimi dhe presioni nga aleatë të shumtë dhe jo vetëm nga SHBA-të, sipas Politico.
PSG merr lajme pozitive për Dembelen, shmanget dëmtimi serio...
Arrestohen katër persona për mashtrim me shitje prone në vle...
Buxheti i Komunës së Prishtinës do të përfshihet në projekt-...
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, S...
LDK mban sot konferencë për Projektligjin për Buxhetin dhe b...
Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë