Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se Kosova është partnere e besueshme e Bashkimit Evropian.
Ai këto komente i bëri pas takimit që pati me ambasadorin e BE-së Avio Orav.
Ai foli për planin e rritjes së Bashkimit Evropian për Kosovë. “Vera është 882.6 milionë euro, nga të cilat afër 30 % janë grante, ndërsa 70 për qind janë kredi. Gjithashtu i përsërita zotimet e Republikës së Kosovës se shteti ynë do të jetë, siç ka qenë përherë partner i besueshëm dhe serioz i Bashkimit Evropian. Ne konsiderojmë se Bashkimi Evropian është organizata e paqes dhe sigurisë, ku dëshirojmë jo vetëm të kontribuojmë, por edhe të përfitojmë. Për këtë arsye, është e nevojshme që sa më parë ta marrim statusin e vendit kandidat, dhe pyetësorin Komisionin Evropian, i cili do të na ndihmojë t’i përshpejtomë agjendën e reformave, që për ne do të jetë prioritet i qeverisë sonë. Edhe një herë, e nderoj shumë ambasadorin Orav. Ju uroj punë të mbarë”, tha Kurti.
Kurse Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, uroi sot kryeministrin Albin Kurti për rizgjedhjen e tij të tretë./Arbresh.info
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...