Tre persona kanë mbetur të lënduar nga dy aksidente trafiku të ndodhura sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Lajmi është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti bëri të ditur se në aksidentin e parë, një person mbeti i lënduar dhe mori trajtim mjekësor.
Rreth një orë më vonë, dy persona të tjerë mbetën të lënduar në një aksident mes dy veturave në këtë rrugë, konkretisht në Lluzhan.
“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...