Policia e Ferizajt i ka ndëshkuar katër shoferë për tejkalim të shpejtësisë.
Në rrugën “Brahim Ademi”, një zonë me kufizim prej 50 km/h, Policia tha se shoferëve iu shqiptua ngan jë gjobë prej 200 eurosh dhe u janë hequr patent shoferët për 3 muaj.
“Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, gjatë kontrolleve të realizuara në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka identifikuar dhe ndëshkuar katër shoferë për tejkalim të shpejtësisë në një zonë me kufizim prej 50 km/h. Të ndëshkuarit, janë: B.S. (34 vjeç), me veturën Audi A4, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 103 km/h. D.L. (33 vjeç), me veturën VW Golf, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 87 km/h. B.K. (35 vjeç), me veturën Land Rover, ngjyrë e zezë, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 83 km/h. Q.V. (37 vjeçe), me veturën Audi A4, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 83 km/h. Ndaj tyre, policia ka shqiptuar nga një gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative, si dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj”, tha Policia në një njoftim.
Policia e Ferizajt thekson se “do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut”./Arbresh.info
Vazhdon shkëlqimi i Florent Hasanit, realizon golin e 17 në ...
Kurti në Mynih takoi ministrin e Norvegjisë, flasin për mund...
Më 17 shkurt, në marshin “Drejtësi, jo politikë” do të inter...
Konjufca në Mynih – vizita e parë si Ministër i Jashtëm
Foda: Austria nuk ishte zgjedhja ime e preferuar, 15 mijë ko...
Eskalon Benita – gjuan karrigen dhe i bërtet Klodit: Ndalu m...