Ish-futbollisti i Liverpool, Jordan Ibe, u arrestua muajin e kaluar në lidhje me një sulm të dyshuar që ndodhi në dhjetor të vitit 2025.
Ibe, aktualisht pjesë e Lokomotiv Sofia, u lirua me kusht dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Croydon më 6 mars.
Ai u kthye në Britaninë e Madhe nga Bullgaria për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore në një çështje tjetër, por arrestimi i tij u konfirmua edhe nga policia.
“Jordon Ibe është akuzuar për sulm që shkaktoi dëmtime trupore. Akuza lidhet me një sulm që dyshohet se ndodhi të dielën, më 14 dhjetor 2025”, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar: “Ai u arrestua në Aeroportin e Lutonit më 30 janar dhe u mor në paraburgim.”
Ibe iu bashkua Lokomotiv Sofias nëntorin e kaluar, pas largimit nga skuadra angleze e ligës së ulët, Sittingbourne Town, duke u përpjekur të rikuperonte karrierën pas periudhave të vështira në Angli.
Ngjarjet e fundit e vendosin atë përballë sfidave ligjore përpara se të rikthehet të përqendrohet te futbolli. /Telegrafi/
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...