Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, vizituan sot familjen e Jakup Krasniqit, i cili po gjykohet në Hagë, në fazën finale të procesit.
Ata u pritën nga bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi, dhe djali, Altin Krasniqi.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e platformës shprehën mbështetje të plotë për familjen Krasniqi dhe ritheksuan besimin e tyre se lufta e popullit të Kosovës për liri ishte e drejtë dhe e pastër. Ata gjithashtu njoftuan për aktivitetet dhe mobilizimin qytetar për marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
“Solidariteti me familjet e çlirimtarëve është detyrim moral dhe qytetar. Ne qëndrojmë pranë tyre me bindjen se drejtësia do të triumfojë,” tha Eliza Hoxha.
“Marshi i 17 shkurtit është zë i përbashkët qytetar për drejtësi dhe dinjitet. Presim që çlirimtarët në Hagë të kthehen sa më shpejt pranë familjeve të tyre,” u shpreh Ismail Tasholli.
Nga ana e tyre, bashkëshortja Sevdije Krasniqi dhe djali i saj, Altin Krasniqi, falënderuan platformën “Liria ka Emër” për vizitën dhe angazhimin qytetar në këtë fazë vendimtare.
Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë vizitat dhe mobilizimin në të gjithë Kosovën, duke ftuar qytetarët që, më 17 shkurt, të bashkohen në një marsh paqësor dhe dinjitoz në mbrojtje të drejtësisë dhe vlerave të luftës çlirimtare.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
Gucati: Sipas informacioneve, në protestën e 17 shkurtit do ...
Duncan kundërshton vlerësimin e prokurorisë në Hagë
Altman: Njerëzit që përdorin Al do të ecin përpara më shpejt
Sony ndalon prodhimin e regjistruesve Blu‑ray
Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...