Të paktën tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një ndërtesë u përfshi nga flakët të premten herët pranë Budapestit, sipas autoriteteve hungareze.
Trupat e dy burrave dhe një gruaje u gjetën nën çatinë e shembur të ndërtesës. Si pasojë e zjarrit 22 persona kanë marrë lëndime, katër nga ta në gjendje të rëndë shëndetësore, njoftoi policia.
Zjarri në Budakeszi, rreth tetë kilometra në perëndim të Budapestit, përfshiu një ndërtesë dykatëshe, të përdorur si hotel për punëtorët, në orët e para të mëngjesit të së premtes, sipas Drejtorisë së Përgjithshme Kombëtare të Hungarisë për Menaxhimin e Fatkeqësive.
Hetimet paraprake treguan se shkak i shpërthimit të zjarrit mund të jetë furnizimi i gazit në mënyrë të parregullt në ndërtesë.
Më shumë se 50 zjarrfikës u angazhuan në shuarjen e zjarrit.
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin