Platforma “Liria ka Emër” përshëndet miratimin e Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë
Platforma qytetare Liria ka Emër përshëndet miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të rezolutës në mbrojtje të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë.
Ky është një mesazh i rëndësishëm solidariteti dhe kujtese për sakrificën mbi të cilën është ndërtuar liria jonë. Në momente të tilla, uniteti dhe zëri i përbashkët janë thelbësorë.
“Liria ka Emër” do të vazhdojë angazhimin qytetar me qetësi dhe dinjitet, në mbrojtje të së vërtetës dhe vlerave të luftës çlirimtare.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, me 90 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.
Lista Serbe ka lëshuar sallën para se të hidhej në votim Rezoluta për Hagën, për t’u rikthyer menjëherë pas përfundimit të votimit. Ndërsa LDK nuk mori pjesë në votim, pasi kërkesa e tyre për futjen si pikë në kuadër të kësaj rezolute, për hetimin e vrasjeve të pasluftës, nuk u përfshi në tekstin e rezolutës./Arbresh.info
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...