Ish-kryeministri norvegjez, Thorbjorn Jagland është akuzuar për “korrupsion të rëndë” për lidhjet e tij me abuzuesin seksual, Jeffrey Epstein, tha policia.
Akuza u ngrit pasi Këshilli i Evropës i hoqi imunitetin Jagland, të cilin ai e gëzonte për shkak të rolit të tij të mëparshëm diplomatik, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Ai mohon përgjegjësinë penale dhe është i gatshëm të bashkëpunojë”, ka thënë avokati i tij.
Emailet e publikuara nga qeveria amerikane dyshohet se tregojnë se Jagland planifikoi vizita individuale dhe familjare në shtëpitë e Epstein në Paris, New York dhe Palm Beach pasi miliarderi u dënua për krime seksuale me fëmijë.
Tre nga pronat e Jagland u kontrolluan nga njësia norvegjeze e krimit Okokrim dhe tani ai pritet të merret në pyetje.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...